Ariana Grande, feston ditëlindjen e mikes së saj

31/05/2015 00:00

Ajo është shumë e zënë me përgatitjet për rikthimin në televizion me “Scream Queens” në vjeshtë, por këngëtarja Ariana Grande ka ndarë pak kohë për t’u argëtuar me miqtë në një lokal nate në Londër.

E veshur në të zeza, 21-vjeçarja ka festuar ditëlindjen e njëres prej mikeve të saj. Ajo ka shfrytëzuar edhe Instagramin për ta uruar atë. “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime Dalina, nuk kam fjalë për të të uruar. Të dua përjetë!”,- ka shkruar Grande.

Një ditë më parë, Ariana ka zbuluar se albumi i saj i fundit do të quhet “Moonlight”, ashtu sikurse edhe kënga e saj më e re, tekstin e të cilës e ka shkruar në Twitter.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel