Pekini ndalon duhanin në publik

01/06/2015 00:00

Në Pekin, kryeqytetin e Kinës, nuk lejohet më tymosja e duhanit në publik. Në Kinë numërohen rreth 300 milionë duhanpirës dhe më shumë se 1 milionë persona vdesin çdo vit si pasojë e sëmundjeve të lidhura me duhanin.

Ligji antiduhan ekzistonte edhe më parë, por nuk ka patur sukses në uljen e konsumit të cigareve. Tashmë, do të jenë mijëra inspektorë që do të sigurojnë zbatimin e ligjit.

Ligji ekziston nga viti 2011, por zbatohej shumë pak. Në nëntor të vitit 2014 u miratuan ndryshimet në këtë ligj, që hyri në fuqi në datën 1 qershor.

Ata që e shkelin ligjin do të gjobiten me 32 dollarë.

Top Channel