Kufomë në valixhe, mister në stacionin e trenit në Tokio

01/06/2015 00:00

Policia japoneze po përpiqet të identifikojë një grua, trupi i pajetë i së cilës u gjet brenda një valixheje në stacionin kryesor të trenit në Tokio.

Valixhja ishte lënë për më shumë se një muaj në dollapet me kyç të stacionit, por kur askush nuk u kthye për ta marrë dhe pas erës së tmerrshme që lëshonte, stafi vendosi ta hapte.

Gjëja e parë që u shfaq përpara syve të personelit ishin flokët e viktimës. Kjo e fundit përshkruhet si një grua e moshuar ndërmjet 70 dhe 90 vjeç, e gjatë 1 metër e 40 centimetra.

Ndërsa valixhja ku u gjet trupi kishte përmasat 70 centimetra e gjatë, 50 e gjere dhe 25 e lartë.

FOTO GALERI
1/1
Kufomë në valixhe

Top Channel