Kosovë, kryesia e Kuvendit diskuton për “Gjykatën” dhe FAK

01/06/2015 00:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës diskutoi të hënën për Gjykatën Speciale dhe Forcat e Armatosura, edhe pse asnjë nga këto dy pr/ligje nuk parashikohet të miratohen këtë javë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se qeveria ende nuk e ka proceduar ligjin për gjykatën, ndërsa u shpreh i bindur se deptuetët do ta votojnë krijimin e saj.

Veseli shtoi se arsyet e vonesave janë sepse deputetët dëshirojnë të kenë edhe ligjin për gjykatën, para se t’i votojnë ndryshimet kushtetuese për këtë çështje.

“Unë besoj se do ta kemi shumë shpejt pr/ligjin nga qeveria dhe deputetët do ta votojnë. Nuk ka ngërç, as konflikt proçedurial, por kemi një marrëveshje të koalicionit kryetarët e të cilit duan që t’ua çojnë draftin deputetëve që ta shohin, në mënyrë që të vijojmë më pas me Gjykatën Kushtetuese dhe me votimin e amendamenteve kushtetuese”, deklaroi Veseli.

Sa i përket projektligjit për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, anëtarët e kryesisë së Kuvendit bënë të ditur se tashmë drafti ndodhet në komisionet parlamentare për shqyrtim dhe pritet që shumë shpejt të vijë në kryesi për ta proçeduar më pas për miratim në seancë parlamentare.

Top Channel