Zgjedhjet lokale në Itali rrezikojnë reformat e Renzit

01/06/2015 00:00

Zgjedhjet lokale në Itali u fituan nga partitë e krahut të djathtë në veri, një pengesë kjo për planet e reformave ekonomike të kryeministrit Matteo Renzi, shkruan BBC.

Megjithatë në qendër dhe në jug të Italisë, partia e qendrës së majtë e Renzit u paraqit më mirë, dhe rrëzoi një guvernator të krahut të djathtë në Campania.

Partia e Renzit po përpiqet të rregullojë tregun e punës, edukimin dhe Kushtetutën për të nxitur një ekonomi të fortë.

Zgjedhjet lokale të së dielës përfshinë shtatë nga 20 rajonet e Italisë, dhe ishte një garë për 700 kryetarë komunash. Lega Nord, partia kundër emigrimit, fitoi në bazën e saj në Venecia. PD e Renzit humbi në rajonin e Ligurias, ku fitoi Giovanni Toti, i cili mbështetej nga Lega dhe Forza Italia. Kandidati i Lega Nord Luca Zaia siguroi një fitore të qëndrueshme në rajonin e Venetos.

Performanca e PD-së ishte më pak se 41 % që fitoi vitin e kaluar në zgjedhjet europiane. Por në Campania, në jug të Romës, kandidati i saj Vincenzo de Luca morri afërsisht 40%, ndaj guvernatorit të djathtë në detyrë. PD fitoi gjithashtu në Toskanë, Umbria, Marche, dhe Pulia.

Sipas Rai News, në total PD ka marr 23.7 % të votave, e dyta renditet “Cinque Stelle” me 18.4 për qind, Lega Nord me 12.5 % dhe Forca Italia me 10.7 %.

Top Channel