Sylvester Stallone, një baba krenar

01/06/2015 00:00

Ai mund të duket si një mashkull i ashpër për shkak të roleve të tij nëpër filma, por kur bëhet fjalë për familjen, ai ka treguar se është shumë i ndjeshëm.

68-vjeçari Sylvester Stallone ka postuar një fotografi në llogarinë e tij të Instagramit, ku shihet përkrah vajzës së tij Sistine dhe dukej një baba shumë krenar.

Protagonisti i ‘Rocky’ bashkangjitur fotos ka shkruar: “Unë dhe vajza ime Sistine që dëshiron të bëhet një modele serioze. Besoj se mund t’ja dalësh”.

Në fillim të këtij muaji, vajza e tij 16-vjeçare, ka dhënë një intervistë për ‘Teen Vogue’ përmes së cilës është shprehur se po përgatitet për famën që ajo do të ketë si vajza e një aktori legjendar.

Top Channel