Leksion humanizmi nga një fëmijë, mbledh ndihma për fëmijët talasemikë

01/06/2015 00:00

10-vjeçarja Ejona Buxhela ka menduar që ditën e 1 Qershorit ta festojë sebashku me femijët talasemikë, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

Me paratë që ka fituar nga shitja e revistës “Bota e fëmijëve”, por edhe me mbështetjen e shumë nxënësve të tjerë, janë blerë dhurata dhe është organizuar festa.

“Unë kam realizuar një revistë dhe sot kam surpriza shumë të bukura. Ju qëndroni këtu, po unë dhe shumë fëmijë të tjerë duam t’u falim dashuri. Unë realizova përmes shitjeve të revistës këtë festë që do ta kalojmë së bashku. Ju duam shumë dhe mendojmë për ju”, tha vogëlushja Buxhela.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se, ky veprim sot është një mësim për të gjithë ne. “Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të jemi krah jush që aktivitete të tilla t’i bëjmë gjithnjë e më shumë pjesë të shkollës”, shtoi Nikolla.

Top Channel