Wesley Sneijder ndez tifozët e Gallatasarajit

01/06/2015 00:00

Gallatasaraj fitoi titullin e 20 kampion, duke triumfuar mbi rivalen e përjetëshme, Fenerbahçe dhe Beshiktash, që iu shkëput luftës për titull vetëm në javët e fundit.

E për të festuar këtë titull, në Stamboll futbollistët e skuadrës u mblodhën para mijëra tifozëve. Veç haresë së tifozëve, ai që ra më shumë në sy ishte Wesley Sneijder. Fantazisti holandez mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme një sezon të nisur keq me skuadrën turke.

Për të festuar këtë, Sneijder ndezi atmosferën duke trumpetuar disa prej parrullave të tifozëve turq.

Gallatasaraji numëron 20 tituj kampion të Turqisë, ndjekur nga Fenerbahçe me 19, Beshiktash me 13, Trabzonspor 6 dhe Bursaspor 3.

Top Channel