75% e çifteve shkojnë në kohë të ndryshme në shtrat

01/06/2015 00:00

Orët e zgjatura të punës dhe jeta sociale janë duke thyer traditën e të shkuarit bashkë në shtrat për çiftet. Sipas kërkimeve të fundit, 75% e çifteve nuk shkojnë në shtrat në të njëjtën kohë.

Katër netë në javë, bashkëshortet shkojnë në shtrat të ndarë, në kohë të ndryshme, kjo për shkak të punës, dëshirës për të shikuar televizion ose duke qëndruar në internet.

Për shkak të kohëve të ndryshme kur partnerët shkojnë në shtrat, ata pengojnë bashkëshortin/en që është në gjumë, duke i zgjuar ata. Për pasojë, një e treta e çifteve fillojnë bëjnë debat për këtë gjë.

Për shkak të diferencës së madhe në kohë, ndonjëherë partneri/ja vendos që të flejë në një dhomë tjetër, vetëm për të shmangur pjesën e debateve, që lidhet pikërisht me pjesën e vonesave për të shkuar në shtrat.

Ndërkohë, të pyetur se në cilat raste partneri/ja ju nxjerr gjumin gjatë natës, gërhitja, lëvizja në shtrat, përdorimi i celularit ose tabletit dhe marrja e mbulesës kanë qenë disa nga arsyet e të përfshirëve në studim.

Top Channel