Kylie Jenner, gati për plazh

01/06/2015 00:00

Është koha për plazh dhe periudha e bikinit ka filluar. Me ngrohjen e kohës, Kylie Jenner ka filluar të përgatitet dhe të zbulojë trupin e saj të tonifikuar.

17-vjeçarja ka postuar në Instagram dy foto ku ajo është e ulur në një divan të kuq, ndërsa kishte veshur bikini të zeza. Pranë saj është qeni i saj, ndërsa si përshkrim për fotot ka shtuar “qeni është gati të kafshojë”.

Fillimisht ajo kishte postuar një foto ku shihet e gjitha, ndërsa më vonë kishte publikuar një tjetër, kësaj rradhe e fokusuar vetëm te pjesa e stomakut.

Kylie njoftohet se është në lidhje me reperin 25-vjeçar, Tyga, ndërsa së fundmi kanë qarkulluar fjalë se ajo është shtatzënë. Megjithatë, reagimi i 17-vjeçares ka qenë i shpejtë duke rrëzuar pretendimet e medieve rozë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel