Ambrosio, vazhdon të jetë e para

01/06/2015 00:00

Ajo është njëra nga modelet me të famshme në botë dhe ka dëshmuar se vazhdon të jetë numër 1, pavarësisht kohës që është kundër saj.

Alessandra Ambrosio ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto me kostume plazhi, ku 34-vjeçarja tregon se ende është në formë të mirë.

Më vonë, ajo është fotografuar duke ecur në plazh, ndërsa ka shpërndarë një tjetër foto në Instragram, kësaj rradhe ulur në një karrike.

Nëna e dy fëmijëve ka marrë një rol në filmin “Teenage Mutant Ninja Turtles”, premiera e së cilës do jepet pas një viti. Pavarësisht kësaj aventure të re, Ambrosio ka thënë se nuk e sheh veten si aktore, por si modele.

“Nuk e konsidoj veten aktore, jam modele, por jam duke eksperimentuar diçka të re. Më pëlqen, shpresoj se gjithçka të shkojë ashtu siç une dua dhe të tjerët të përfshirë në këtë film duan”,- është shprehur ajo.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel