VIP-at, të çmendur të tregojnë sa fëmijë të bukur kanë…

01/06/2015 00:00

Prindërit e tyre janë të famshëm dhe fëmijët e tyre po ashtu. Kjo, sepse vetë prindërit kanë lejuar me vullnet të plotë, që imazhet e “pinjollëve” të bëjnë xhiron e botës, nëpër publikime të ndryshme dhe rrjete sociale.

Duke nisur nga familja Beckham ku, veçanërisht vogëlushja e tyre, Harper Seven është një nga bebat më të famshëm të rrjeteve sociale. Shpesh herë, atë e shohim në krahët e prindërve dhe imazhet e saj servirin pamjen e një “fashionist”-eje në miniaturë. Ndikim ky i padiskutueshëm nga nëna e saj, Victoria.

Por, entuziazmit për të prezantuar fëmijët e tyre në publik nuk i kanë bërë ballë as Jeniffer Lopez, Christina Aguilera, Beyonce, Kim Kardashian, teksa kjo e fundit, herë pas here poston foto të vogëlushes së saj North West.

Për momentin, të vegjlit e tyre janë më të famshmit në rrjetet sociale. Këtu nuk mund të përjashtosh as “show girl”-in argjentinas, Belen Rodriguez, e cila duket se ka një varësi të madhe nga mahnia për të postuar foto të djalit të saj, Santiago.

Po të hedhim sytë edhe nga VIP-at shqiptarë, i pari që na vjen menjëherë në mendje nga fëmijët më të njohur të këtij “showbizz”-i është Fernando, djali i Çiljetës. Shumë pak dimë dhe kurrë nuk e kemi njohur imazhin e bashkëshortit të këngëtares, por postimet e djalit të saj janë pa kufij.

Po kështu edhe fëmijët e dy motrave Gjoni, Inis dhe Ingrid, janë dy imazhe, të cilët janë përcjellë pa kursim në publik nga nënat e tyre. Madje, as çiftet Ermal Mamaqi-Amarda Toska dhe Gert e Eneda Vaso nuk janë treguar manjakë në ruajtjen e identitetit të djemve të tyre. Ata postojnë pa kursim foto të të vegjëlve.

Meqenëse jemi te manjakët, mami Jonida Maliqi është munduar ta ruajë në maksimum publikimin e imazheve të djalit të saj, Dan. Po ashtu edhe gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu janë treguar shumë të kujdesshme në këtë pikë.

Top Channel