Nicole Scherzinger, i mungon Parisi apo…?

02/06/2015 00:00

Nicole Scherzinger ka postuar disa foto në profilin e saj në “Instagram”, duke treguar se është shumë e përmalluar.

Në një prej fotografive, këngëtarja 36-vjeçare shihet teksa pozon në një ballkon, ku mbrapa dallohet “Kulla Eiffel” dhe bashkëngjitur fotos ajo ka shkruar: Më mungon!

Nuk është e qartë nëse Nicole i është referuar vendit apo ish të dashurit të saj Lewis Hamilton, me të cilin ka kaluar disa kohë në kryeqytetin francez.

Së fundmi, këngëtarja ka treguar se po kalon një periudhë të keqe pas ndarjes me Lewis, në muajin shkurt.

Top Channel