Bruce Jenner ndërron emër dhe… gjini

02/06/2015 00:00

Bruce Jenner është shfaqur si femër në kopertinën e revistës ‘Vanity Fair’. 65-vjeçari ka treguar rezultatet e ndërhyrjeve kirurgjikale që ai ka kryer për t’u kthyer në femër dhe për herë të parë ka zbuluar emrin e tij të ri. Nga ky moment do të quhet Caitlyn Jenner.

Ish-kampioni olimpik amerikan ka ndryshuar menjëherë emrin nëpër rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe kopertinën e rëvistës në të cilën është shfaqur dhe bashkangjitur shkruan: “Jam shumë e lumtur që pas një beteje të gjatë po jetoj jetën time të vërtetë. Mirëseerdhe në botë Caitlyn. Pres me padurim që ta njihni atë”.

Gjatë intervistës së dhënë, Jenner ka zbuluar se ka pësuar një gjendje ankthi orët e para pas operacionit për ndryshimin e gjinisë, duke menduar se çfarë po i bënte vetes dhe fytyrës së saj.

FOTO GALERI
1/5
Ish-mashkulli Bruce Jenner shfaq identitetin e ri

Top Channel