Pogba: Më pëlqen kur i shoh si luajnë, por më pëlqen më shumë kur i shoh duke humbur

02/06/2015 00:00

Paul Pogba foli për finalen e Champions League që Juventusi do të luajë të shtunën ndaj Barcelonës, duke u shprehur se i pëlqen shumë kur sheh si luajnë futbollistët e skuadrës katalanase, por do t’i pëlqejë më shumë nëse i sheh si humbin mbrëmjen e 6 qershorit.

“Më pëlqen kur i shoh si luajnë, por më shumë do më pëlqejë kur t’i shoh duke humbur të shtunën. E dimë që nuk jemi favoritë, por është finale dhe mund të ndodhë gjithçka. Do të japim maksimumin, nuk kemi asgjë për të humbur”, tha mesfushori francez për “L’Equipe”.

Në lidhje me të ardhmen e tij, Pogba deklaroi: “Kurrë nuk kam thënë se finalja e Berlinit do të jetë ndeshja ime e fundit, por njerëzit le të mendojnë çfarë të duan”.

Lojtari i Juventusit vlerësoi edhe Leo Messin.

“Të luaj kundër tij është një ëndërr që realizohet për mua. Është lojtari më i mirë në botë”, tha Pogba.

Top Channel