Po, ne i kemi gatuar gabim makaronat deri tani

02/06/2015 00:00

Edhe ju i keni gatuar makaronat në një tenxhere të madhe me ujë që zien. Epo, sipas Morgan Manousos, ne gjithmonë i kemi gatuar gabim ato.

Sipas ekspertes Manousos, mënyra më e mirë për t’i gatuar makaronat është në një tigan të cekët, të mbushur fillimisht me ujë të ftohtë. E mira e saj është se të merr më pak kohë për të gatuar, kursen ujë dhe energji dhe në fund të gatimit, makaronat nuk ngjiten me njëra-tjetrën.

Uji nis të vlojë bashkë me makaronat, ndryshe sa kemi vepruar deri tani, që u hidhnim në ujë të valuar. Sipas Manousos, kjo është mënyra më e mirë për gatimin e pastave.

Top Channel