Afrikë e Jugut, turistja amerikane vritet nga luanesha

02/06/2015 00:00

Një turiste humbi jetën nga sulmi i një luaneshe, në një park natyror të Afrikës së Jugut.

Shtetasja amerikane kishte lënë hapur dritaren e makinës dhe kafsha kapërceu pikërisht aty, duke e kafshuar për vdekje.

Rregullat e parkut ua ndalojnë vizitorëve shëtitjet nëpër vendet e rrethuara të luanëve me xhamat e automjetit të ulur.

Gruaja i kishte bërë fotografi luaneshës disa çaste përpara sulmit vdekjeprurës dhe këto foto po ekzaminohen nga policia si një provë që turistja nuk kishte respektuar rregullat e parkut.

Top Channel