Surroi: Shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për liderë të rinj 

02/06/2015 00:00

Publicisti i njohur, Veton Surroi, ka rikujtuar figurën e njohur të Arbën Xhaferrit, duke theksuar se një njeri si ai është i papërsëritshëm.

Surroi gjithashtu ka thënë se, shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për liderë të rinj, që do ta çojnë vendin drejt integrimit në BE dhe NATO.

“Arbën Xhaferri ka qenë rilindës në kuptimin mendor e shpirtëror, me një sens të thelluar politik dhe përgjegjësi të madhe kombëtare. Dhe, në dallim nga liderët e tanishëm, Arbën Xhaferri ka ndaluar së lexuari me të përfunduar letërsinë shkollore. Kam frikë se do të gabonim të kërkonim përsëritjen e tij, sepse është i papërsëritshëm. Ajo çka u duhet shqiptarëve në Maqedoni janë liderë të rinj, që kanë si qëllim integrimin e vendit në BE dhe NATO”, ka pohuar për mediat Surroi.

Top Channel