Dita e dytë në Maltë, Thaçi takohet me kryeparlamentarin Farrugia

02/06/2015 00:00

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vazhdon takimet dypalëshe në Republikën e Maltës.

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare, Thaçi zhvilloi një takim edhe me kryeparlamentarin e Maltës, Anglu Farrugia, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në diplomacinë parlamentare.

Thaçi dhe Anglu theksuan se Parlamentet e të dy shteteve kanë themeluar komisione parlamentare, që nuk gjenden shpesh as në Parlamentet e shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Thaçi ka takuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare të Maltës, Carmelo Abela. Zv.kryeministri kosovar tha se “paqja dhe qëndrueshmëria në Mesdhe, sikundër edhe në Ballkan, ndikojnë edhe në paqen dhe qëndrueshmërinë në Europë”.

Top Channel