Kosovë, publikohen statistikat antikorrupsion të tremujorit të parë

02/06/2015 00:00

Shoqëria civile në Kosovë publikoi statistikat antikorrupsion të policisë, prokurorisë dhe gjykatave të Kosovës, si dhe statistikat e zyrës së koordinatorit kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike, të gjitha këto për periudhën janar-mars 2015.

Sipas “Lëvizjes Fol”, për 3 muajt e parë të vitit 2015 janë deponuar 2286 raste antikorrupsion. Por, nga gjithë këto raste, Policia e Kosovës ka trajtuar 140 raste gjithsej, ku për veprën penale të “marrjes së ryshfetit” ka trajtuar 7 raste; për “dhënie të ryshfetit”, 20 raste; dhe për “keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar”, 113 raste.

Nga këto çështje, Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe raportuese, Prokuroria ka pranuar të shqyrtojë 1375 raste gjithsej, ku për veprën penale të “marrjes së ryshfetit” kanë qenë 38 raste, ndër të cilët janë zgjidhur 7 çështje; për “dhënie të ryshfetit”, 29 raste, nga të cilët ka zgjidhur 15; dhe për “keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar”, 1308 raste, prej të cilëve ka zgjidhur 79 çështje.

Top Channel