Befason Rihanna, darkon me yllin e Realit

02/06/2015 00:00

Rihanna ka filluar të shoqërohet me yllin e Real Madridit, Karim Benzema. Ata janë parë mëngjesin e së martës, duke lënë njërin prej restoranteve të New Yorkut.

Pavarësisht se dihej që dyshja kishte një miqësi, bazuar në shkëmbimin e batutave në Twitter kohë më parë, ata nuk ishin parë asnjëherë duke kaluar kohë bashkë.

Edhe pse në vazhdimësi ka pasur thashetheme për këngëtaren 27-vjeçare, zyrtarisht nuk dihet nëse ajo është në ndonjë lidhje dashurie apo jo. Situata është e paqartë edhe për futbollistin e “galaktikëve” Benzema.

Rihanna dhe Benzema ishin veshur në atë mënyrë, që të mos diktoheshin nga paparacët, por këtyre të fundit nuk u ka shpëtuar asgjë. Për shkak të shiut që binte, këngëtarja është detyruar të hapë edhe çadrën në një rast, duke i kujtuar njërën prej këngëve më të suksesshme të saj, “Umbrella”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel