Zjarr dhe acar, ja si do të jetë fundi i universit

02/06/2015 00:00

Planeti ynë është i damkosur, por mos u frikësoni! Do të kërkojë pak kohë…rreth 6 miliardë vite më tutje, kur Dielli ynë të jetë duke vdekur, Toka, dhe ajo që do të ketë mbetur prej saj po ashtu.

Por Toka është vetëm një planet në sistemin tonë diellor, Dielli është vetëm një yll mes miliarda yjeve të galaksisë, dhe janë me miliarda galaksi, vetëm në atë pjesë që njeriu me aq sa ka mundur të përparojë shkenca, sheh për momentin. Çfarë do të bëhet me këto galaksi? Kur dhe si përfundojnë ato?

Dhe kur flitet për fundin e universit, shkencëtarët ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me kohën se kur kjo do të ndodhë. A do të jetë një fund i shpejtë apo gradual? Megjithatë, dijenitë e deritanishme të fizikës sugjerojnë njëzëri sa u përket mjeteve që do ta çojnë në fund universin, që janë dy; zjarr dhe acar.

Hamendësimet e para mbërrijnë nga studimi i termodinamikës, ose studimi i të nxehtit që flasin për “vdekjen e nxehtë”. Pavarësisht emrit, ‘vdekja e nxehtë” jo domosdo është ferri. Më saktë është vdekja si pasojë e njësimit të temperaturës, zhdukjes së diferencës së temperaturave.

Në çdo kohë, gjithçka kërkon një diferencë temperaturash drejtpërdrejtë ose tërthorazi. Si shembull, makina juaj ecën falë nxehtësisë së motorit, kompjuteri juaj funksionon falë elektricitetit që sigurohet nga një hidrocentral që funksonon me turbina dhe më kryesorja, ushqimet që zhvillohen falë diferencës së madhe të temperaturave mes Diellit dhe pjesës tjetër të universit.

E gjithë kjo diferencë zerohet kur universi të arrijë “të nxehtin e vdekjes”. Çdo yll do të vdesë, thuajse çdo materie do të shkatërrohet dhe ato që do të qarkullojnë nëpër hapësirë pa rend, do të jenë grimca radioaktive pafund.

Energjia e këtyre grimcave do të shterohet nga oreksi i universit për t’u përhapur më tej dhe me t’u shteruar, gjithçka do të jetë në temperaturën “zero absolute”. Kjo është pjesë ku merr fund gjithçka; një hapësirë e pafund uniforme e ftohtë, e vdekur dhe bosh.

Top Channel