Iggy i thotë “po”… unazës 500 mijë dollarëshe

02/06/2015 00:00

Iggy Azalea i ka thënë “po” basketbollistit të NBA, Nick Young dhe unazës së diamantit prej 10.43 karat. Young kishte rënë në gjunjë gjatë festës për ditëlindjen e tij të 30, për t’i propozuar të dashurës.

Basketbollisti i ka propozuar 24-vjeçares australiane me një unazë diamanti që vlen 500 mijë dollarë. Unaza ka 2.28 karat ari të bardhë, ndërsa 8.15 karat ari të verdhë.

Iggy nuk e ka fshehur gëzimin, prandaj ka qenë e para që ka ndarë lajmin në rrjete sociale, duke lënë të kuptohet që ka qenë njëra nga ditët më të lumtura.

“Të dua @swaggyp1”, i është kundërpërgjigjur Iggy basketbollistit, i cili më parë kishte shkruar se “Ajo tha po. Ka marrë fund. Do martohem”.

Pasi Young kishte bërë propozimin, dhe këngëtarja ishte përgjigjur me “po” duke mos besuar atë që po ndodhte, miqtë e çiftit shpërthejnë në ovacione.

Iggy dhe Nick kanë më shumë se një vit e gjysmë që janë në marrëdhënie, ndërsa kur ishte pyetur kohë më parë nëse do kishte ndonjë unazë, basketbollisti ishte përgjigjur pozitivisht, por kishte paralajmëruar që do jetë surprizë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel