“50 hijet e Greit” rikthehet thjesht “Grei”

02/06/2015 00:00

Pas suksesit me triologjinë “50 hijet e Greit”, sukses i sprovuar edhe në ekranin e madh të kinemasë, autorja EL James njoftoi daljen në treg me një tjetër version, ku historia rrjedh nga kendvështrimi i Christian, personazhit kryesor mashkullor.

Libri do të titullohet thjesht “Grei” dhe do të dalë në treg më 18 gusht, datë kur Christion, personazhi i saj ka ditëlindjen.

Projektin e ka njoftuar vetë shkrimtarja në profilin e saj në Instagram, ku madje edhe është interesuar për kureshtjen e ndjekësve duke i pyetur nëse ishin të kënaqur për këtë.

James thotë se librin e ri ua dedikon lexuesve që kanë kërkuar pafund një romancë të rrëfyer nga Christian.

“Një personazh kompleks, dëshirat e motivimet e të cilit kanë bërë për vete lexuesit, por edhe e shkuara e tij e vështirë”- thotë James.

Autorja thotë se vendosi të dalë me botimin e ri edhe për të rrëfyer me një version të ri, nga kendvështrimi mashkullor të njëjtën histori.

James korri sukses me triologjinë “50 hijet e Greit”, përkthyer në më shumë se 50 gjuhë të botës, duke shitur mbi 125 milionë kopje, e për më tepër edhe me versionin kinematografik, që arkëtoi mbi 500 milion dollarë.

Top Channel