Obama: Qëndrimi i Netanyahut për Palestinën rrezikon besueshmërinë e Izraelit

02/06/2015 00:00

Presidenti amerikan, Barack Obama, është shprehur me kritika të ashpra këtë të martë, ndaj qëndrimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, mbi çështjen e shtetit palestinez, duke thënë se “pozicioni i Netanyahut për të siguruar një diplomaci, që do të çojë në krijimin e shtetit palestinez, do ta vendosë besueshmërinë e Izraelit në pikëpyetje”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka folur në një intervistë me televizionin “Channel Two” të Izraelit, teksa ka shtuar se pozicioni i zgjedhur nga Netanyahu “ka pasur kaq shumë paralajmërime, kaq shumë parakushte, saqë mund ta bëjnë jorealiste të mendosh se këto kushte do të përmbushen, kurdo në të ardhmen e afërt”.

Ndaj, sipas Presidentit Obama, “Izraeli rrezikon të humbasë besueshmërinë e tij në tërësi”.

Top Channel