Meksikë, avioni rrëzohet në autostradë, 5 të vdekur

03/06/2015 00:00

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në një autostradë në Meksikë, duke lënë të vdekur 5 personat që ndodheshin në bord.

Autoriteti i Aviacionit Civil në Meksikë ka bërë të ditur se avioni u rrëzua në anë të rrugës ndërmjet Mexico City-t dhe Queretaro-s, një nga autostradat me trafikun më të rënduar në Meksikë, por fatmirësisht avioni nuk është përplasur në momentin e rënies me asnjë automjet, duke mos shkaktuar viktima të tjerë.

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Meksikë, Gerardo Quirarte Perez, u shpreh se piloti mund të jetë përpjekur për të bërë një ulje emergjente në autostradë menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Queretaro-s. Megjithatë shkaqet e aksidentit ajror janë ende të paqarta.

Top Channel