Zyrtare: Rafa Benitez është trajneri i ri i Real Madrid

03/06/2015 00:00

Real Madrid ka zyrtarizuar Rafael Benitez si trajnerin e ri të skuadrës. Me anë të një komunikate, klubi spanjoll njoftoi atë që ishte publikuar prej disa ditësh nga mediat sportive.

Benitez mbylli të hënën aventurën e tij me Napolin dhe ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me madrilenët, me një pagë vjetore prej 4 milionë eurosh.

Ish-trajneri i Valencias dhe Liverpulit ka dy ditë që po qëndron në qendrën stërvitore të Realit, ku po punon për përgatitjen e fazës përgatitore.

Në konferencën e prezantimit, trajneri spanjoll tha: “Kjo është pjesa më e vështirë, kur duhet të flasësh dhe nuk di çfarë të thuash. Është një ditë e veçantë për mua, pasi po kthehem në shtëpinë time. Jam shumë i emocionuar”.

Rafa Benitez ka qenë lojtar i Real Madrid nga mosha 13 deri në 20 vjeç e më pas ka qenë trajner i skuadrave të moshave. Gjatë një sezoni ka qenë edhe trajner i dytë i skuadrës së parë.

Top Channel