Rita Ora publikon videoklipin e këngës së re

03/06/2015 00:00

Rita Ora ka publikuar videoklipin e këngës së saj më të re me titull Poison. Këngëtarja nga Kosova shihet në klip si një modele që po kalon një periudhë të keqe në marrëdhënien e saj.

Nuk kuptohet qartë se me kë është e lidhur Rita dhe me kë është mërzitur në këngën e saj, por rëndësi ka që 24-vjeçarja shihet në videoklip duke bredhur me reçipeta.

Para disa kohësh, Rita tha: “Është shumë e rëndësishme për mua që të kthehem me këngën e duhur. Ka disa kohë që nuk kam publikuar këngë dhe dua të bëj bujë”.

Top Channel