Pasi nënkryetarja e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Jelisaveta Georgieva paralajmëroi se komuniteti i biznesit do të kërkojë nga qeveria një debat nëse kursi i denarit është real, ka reaguar Dimitar Bogov, guvernator i Bankës Popullore të Maqedonisë.

“Kursi është në kompetencë të Bankës Popullore dhe Banka Popullore është ajo që vendos si do të jetë kursi. Të gjitha analizat tona tregojnë se kursi është përkatës dhe për këtë ne nuk humbim nga konkurrenca. Pra, ne mbajmë inflacion të njëjtë sikurse në Eurozonë”, ka deklaruar Bogov për mediat.
 
Sipas guvernatorit Bogov, shpenzimet për fuqinë punëtore në 18 vitet e kaluara nuk janë rritur më shumë se sa në Eurozonë.
 
Përndryshe, deri më tani, të gjitha partitë në pushtet kanë kundërshtuar braktisjen e politikës fikse të kursit të denarit të lidhur me vlerën e euros, sepse me këtë do të shkohej drejt varfërimit edhe më të madh të popullatës, si dhe do të shtrenjtoheshin kreditë e lidhura me euro.

Top Channel