Juve në alarm, dëmtohet Chiellini

03/06/2015 00:00

Lajme aspak të mira për Massimiliano Allgerin. Giorgio Chiellini është dëmtuar dhe ka lënë stërvitjen e së mëkurës. Mediet italiane raportojnë se mbrojtësi do ta ketë të vështirë të rikuperohet në kohë për finalen e Berlinit.

Sidoqoftë, gjithçka do të kuptohet të enjten, kur lojtari do t’i nënshtrohet testeve mjekësore. Mësohet se Chiellini ka pësuar tërheqje muskulare në këmbën e majtë.

Megjithatë, nga stërvitja e së mërkurës ka një gjë pozitive. Barzagli duket se është rikuperuar, pasi ka stërvitur normalisht me grupin.

Ndërkohë, në “Vinovo” ka zbarkuar edhe një delegacion i UEFA-s për të bërë testet anti-doping. Kjo ishte stërvitja e fundit e bardhezinjve në Torino, pasi do marrin rrugën për në Berlin.

Sipas deklaratës së kampionëve italian, të mërkurën skuadra i ka dhënë rëndësi pjesës taktike, duke u përkudjesur për çdo detaj, ndërsa po shpresohet për një rikuperim të Chiellinit.

Top Channel