Çfarë ndodh kur kafshët shikojnë veten në pasqyrë?

03/06/2015 00:00

Kafshëve nuk para u ndodh të shohin reflektimin e vetes, edhe në rastet kur qëllojnë duke pirë ujë në ndonjë pellg, liqen a lumë, janë të përqendruara për të shuar etjen dhe reflektimi i zbehtë i imazhit të tyre nuk u hyn fare në sy.

Por çdo të ndodhte nëse kafshët e egra shohin veten e tyre në pasqyrë?

Fotografi francez, Xavier Hubert Brierre udhëtoi drejt Gabonit në Afrikë së bashku me bashkëshorten e tij dhe vendosi në xhungël disa pasqyra gjigante. Mjaftuan këto pasqyra dhe një kamera që të regjistronte në çdo kohë dhe…spektakli ishte i garantuar.

Top Channel