Dougie: Propozimi për Ellien do jetë surprizë

03/06/2015 00:00

Ellie Goulding së shpejti mund të marrë një propozim për fejesë. Këtë e ka thënë i dashuri i saj, Dougie Poynter gjatë ceremonisë “Glamour Women of the Year Awards”.

Çifti janë të lidhur për më shumë se një vit, dhe duket se dashuria e tyre rritet çdo ditë e më tepër. 27-vjeçari Poynter e ka vlerësuar princeshën e popi-t si një femër të bukur dhe të talentuar.

I pyetur nëse çifti ishte gati për një hap më të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre, rokeri me shaka ka thënë se nuk dëshiron ta prishë surprizën, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Nuk dua të them shumë, pasi çdo fjalë do më prishte surprizën”,- ka thënë Dougie. Çifti ishte lidhur në mars të vitit 2014, ndërsa Ellie Goulding e kishte përshkruar të dashurin si “njeriun e duhur” për të.

Top Channel