Ndërtimi i shkollave të “gjelbërta”; zgjidhje termoizolimi dhe energjia diellore

04/06/2015 00:00

Projekti më ambicioz i qeverisë shqiptare është  gjelbërimi i sipërfaqeve të shkollave dhe klasave ku mesojnë fëmijët shqiptar si dhe përdorimi sa më eficent i energjisë elektrike.

Studimi i ekspertëve të universitetit të Arizonës mbi këtë projekt vuri në dukje se  fëmijët shqiptarë do të mësojnë në shkolla të gjelbërta  të cilat do të ndikojnë ndjeshëm jo vetëm në uljen e konsumit të energjisë elektrike, por edhe rritjen e efikasitetit të performancës së nxënësve.

“Ulja e humbjeve të energjisë si pasojë e termoizolimit arrin në masën 50%, ulja e humbjeve nga dritaret, në masën 45%, kursimi i energjisë si pasojë e ndriçimit efiçent në masën 80%, rritja ef luksit të ndriçimit në masën 70%, përdorimi i panelit diellor do të kursejë energjinë elektrike në masën 60%”, tha ministria e Arsimit, Lindita Nikolla.
 
Kryeministri Edi Rama tha se ky projekt pilot, i cili u zbatuar në 10 shkolla  të  vendit    ku kostoja ishte vetëm 1.6 milion euro do të shtrihet në të gjithë vendin.

“Asnjë qindarkë nuk do të hidhet për të investuar në infrastrukturën arsimore pa pasur parasysh përmasën e gjelbër të produktit që do të marrim. Qoftë ndërtimi i ri, qoftë rindërtim, qoftë një vepër publike e realizuar nga themelet, për një çerdhe, kopshti apo shkolle, qoftë dhe një ndërhyrje minimale me natyrë riparuese”, tha kryeministri Edi Rama.

Zbatimi i këtij projekti do të sjellë më shumë vende pune dhe  rritje të PBB me 880 milion dollarë.

Top Channel