Makina godet motorin, humb jetën drejtuesi

04/06/2015 00:00

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në aksin Peqin-Elbasan, ku një makinë ka përplasur një motor.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit, shtetasi Kujtim Agolli, njoftojnë burime pranë policisë rrugore.

Ndërkohë, uniformat blu kanë shoqëruar për në komisariatin më të afërt drejtuesin e automjetit, i cili konsiderohet si përgjegjës për ngjarjen.

Top Channel