Juventusi, “macja e zezë” e Luis Enrique

04/06/2015 00:00

Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, nuk ka kujtime të bukura nga Juventusi. Është përballur 5 herë me ta dhe ka humbur në 3 raste, ka barazuar dy herë dhe nuk ka fituar kurrë.

Si lojtar është përballur me “Zonjën e Vjetër” në çerekfinale të Champions League të vitit 2002-2003. Barazim 1-1 në Torino, me gola të Monteros dhe Saviolës. Në ndeshjen e kthimit, Juventusi fitoi me një gol të uruguajanit Zalayeta në kohën shtesë.

Kur ishte trajner i Romës, Luis Enrique arriti vetëm një barazim 1-1 në Olimpico.  Më pas, në Kupën e Italisë humbi të dyja ndeshjet ndaj bardhezinjve. Ndeshjen e fundit e humbi 4-0.

Tani, si trajner i Barcelonës, në finalen e Champions League, Luis Enrique pret që për herë të parë në karrierën e tij, të dalë i fituar nga një përballje me Juventusin.

Top Channel