Tevez: Barcelona është skuadra më e mirë në botë

04/06/2015 00:00

Carlos Tevez e ka të qartë se Juventusi do të ketë një sfidë shumë të vështirë ndaj Barcelonës në finalen e Champions League. Në një intervistë për uefa.com, sulmuesi argjentinas i kampionëve të Italisë paralajmëron shokët e tij për forcën e katalanasve.

“Është skuadra më e mirë në botë dhe do të kemi përballë tre sulmuesit më të mirë në botë. Duhet të punojmë shumë dhe të jemi në formën tonë më të mirë për t’i mundur”, tha Tevez.

Sulmuesi ka besim se portieri Buffon do të jetë përcaktues në finale: “E dimë që Gigi është fenomen. Kemi besim kur portën tonë e mbron një si ai”.

Top Channel