Çako-Llalla, takim për luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar

04/06/2015 00:00

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është takuar sot me kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Qëllim i këtij takimi, sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, ishte forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar, e në veçanti të korrupsionit.

Të dy palët ndanë mendime edhe për hapat e përbashkët që duhet të hidhen për forcimin e luftës kundër krimit kibernetik, si dhe për një sërë hetimesh që të dy institucionet në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pritet të finalizojnë.

Një rëndësi të veçantë në bisedën mes tyre pati dhe koordinimi më i mirë i veprimeve Polici-Prokurori për hetimet ndërkombëtare, ku grupet e krimit të organizuar përdorin si origjinë, tranzit apo destinacion vendin tonë.

Njëkohësisht, Çako dhe Llalla ndan të njëjtin mendim për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteve policore dhe prokurorisë me vendet e tjera, duke e vlerësuar si “domosdoshmëri këtë bashkëpunim për të qenë të suksesshëm”.

Top Channel