Kreu i PSD-së, Gjinushi: Procesi i dekriminalizimit, parodi

04/06/2015 00:00

Kreu i Partisë SocialDemokrate e ka konsideruar “një parodi” procesin e dekriminalizimit.

“Në vend t’u kërkohet atyre që duhet të ishin larguar me votë popullore, largimi u kërkohet atyre që të dekriminalizojnë të tjerët. Pra, me pak fjalë nuk mund të kërkohet që kapot e trafikut të drogës të merren me shpërndarësit”, është shprehur Gjinushi.

Kreu i PSD-së ka qenë në Korçë, ku ka mbështetur kandidatin e majtë për bashkinë e këtij qyteti, Sotiraq Filo.

Top Channel