Milani shkarkon trajnerin Filippo Inzaghi

04/06/2015 00:00

Tashmë është zyrtare: Pippo Inzaghi nuk është më trajneri i Milanit.

“Shoqëria i ka komunikuar Inzaghit se, me keqardhje të madhe, do të ketë një ndryshim në drejtimin teknik në sezonin e ardhshëm”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit kuqezi.

Shkarkimi i trajnerit vjen një ditë pas darkës mes Silvio Berlusconi, Adriano Galliani dhe Sinisa Mihajlovic.

Sipas mediave sportive italiane, trajneri i Sampdorias do të zyrtarizohet si trajneri i ri i Milanit në ditët në vazhdim.

Top Channel