Shkarkimi, ish-anëtari i KLD-së vijon gjyqin me Kuvendin

04/06/2015 00:00

Megjithëse po bëhen tetë muaj nga shkarkimi i tij si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Lulzim Lelçaj shfaqet i vendosur të mos dorëzohet në Gjykatën Administrative, prej të cilës kërkon një vendim që ta rikthejë atë në të njëjtën detyrë.

Në seancën e radhës, gjyqtari Avni Seitaj vendosi të shfuqizojë pezullimin e këtij procesi, që ishte në pritje të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me nenin 4, që i linte Kuvendit rrugë të lirë për shkarkimin e një anëtari të KLD-së.

Është pikërisht vendimi i Kushtetueses që e konsideroi antikushtetues këtë nen, i cili i jep një argument më tepër ish-anëtarit të KLD-së dhe nënkryetarit të tij për të vijuar përballjen gjyqësore me Kuvendin.

Në seancën e radhës, gjykata kërkoi kohë derisa të administrohet në fashikullin gjyqësor edhe akti i krijimit të komisionit hetimor, kundër të cilit Lelçaj dhe Elvis Çefa mbajnë qëndrimin se u ngritën në kundërshtim me Kushtetutën.

Gjithsesi, në KLD janë ulur po prej muajsh dy anëtarë të rinj të votuar nga Kuvendi, ndërkohë që karrikja e nënkryetarit të këtij institucioni vijon të jetë bosh, vakancë që e ka detyruar ministrin e Drejtësisë të apelojë për gjetjen e një nënkryetari.

Top Channel