Bojaxhi: 10 milionë euro për shkollat

04/06/2015 00:00

Nga shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku”, në kryeqytet, Gjergj Bojaxhi foli për mungesën e ambienteve shkollore në Tiranë.

Sipas tij, situata aktuale është rezultat i zhvillimit korruptiv të Tiranës së miliona metrave katrorë ndërtimesh private, por shumë pak shkollave.

“Ne do të investojmë 10 milionë euro për shkollat. Deri më sot nga bashkia janë dhënë vetëm leje ndërtimi për pallate dhe nuk është ndërtuar asnjë shkollë e re”, deklaroi Bojaxhi.

Top Channel