Lushnjë, sekuestrohen 300 rrënjë opiumi

04/06/2015 00:00

Policia e Lushnjës ka sekuestruar një sasi prej 300 rrënjësh opium në fshatin Çermë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se bimët janë gjetur në oborrin e shtëpisë së Refat Arapit, i cili është vënë në pranga.

Ndërkaq, policia bën të ditur se është shpallur në kërkim dhe një tjetër person. Ndaj Arapit rëndon akuza e kultivimit të bimëve narkotike.

FOTO GALERI
1/5
Policia e Lushnjes ka sekuestruar një sasi prej 300 rrënjësh opium në fshatin Çermë.

Top Channel