Modelja me këmbët më të gjatë në botë

04/06/2015 00:00

Një modele 20-vjeçare është bërë e famshme në Kinë, për shkak të këmbëve të saj shumë të gjata. Këmbët e Dong Leit janë 1 metër e 14 centimetra të gjatë, aq sa gjatësia e një fëmije 7-vjeçar.

Vetë modelja është 1 metër e 80 centimetra e gjatë dhe u bë e famshme në të gjithë Kinën pas pjesëmarrjes në programin televiziv “Supermodel”.

Dong Lei ka thënë se gjatësinë e ka marrë nga prindërit e saj.

Rekordin për këmbët më të gjatë në botë e mban ish-basketbollistja ruse Svetlana Pankratova: gjymtyrët e saj të poshtme kanë një gjatësi prej 132 centimetrash.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel