Igli Kokalari: I rikthejmë simbolet Gjirokastrës

04/06/2015 00:00

Kandidati demokrat për Bashkinë e Gjirokastrës, Igli Kokalari, ka folur për projektin e rikthimit të simboleve të qytetit.

Ai e ka nisur rrëfimin me kalanë e qytetit, e cila prej vitesh ka një sahat që nuk punon.

“Ne do t’i kthejmë Gjirokastrës simbolet e saj, dinjitetin e saj dhe sahatin e saj. Sahati do të punojë menjëherë me marrjen e mandatit”, tha Kokalari.

Top Channel