Kinë, ndërtohet kopja e Titanikut

04/06/2015 00:00

Turistët në Kinë së shpejti do të kenë mundësinë që të përjetojnë atë që përjetuan njerëzit në anijen fatkeqe Titanik. Një kompani kineze ka shpenzuar 150 milionë dollarë për të ndërtuar kopjen e kësaj anijeje.

Njerëzit, përpos mundësisë për të përjetuar luksin, do të mund të përjetojnë edhe momentin kur anija godet akullin, falë një simulimi high-tech, ku do luhet shumë me dritat dhe efektet zanore.

“Qixing Energy Investment Group” që ka financuar rindërtimin e Titanikut, ka njoftuar se nga data 15 qershor një numër i limituar prej 5 mijë biletash do të dalin në shitje në faqen e tyre zyrtare.

Kopja e Titanikut do të ankorohet në lumin Daying Qi në provincën Sichuan në Kinë, ndërsa do të hapet për publikun pas tetorit të vitit 2017. Turistët duhet të paguajnë 315 paund për të kaluar një natë në bordin e kësaj anije, ndërsa për dhomat më luksoze duhet të paguhet edhe më shumë.

Dimensionet e kopjes se Titanikut janë të njëjta me origjinalin, ashtu sikurse edhe çdo pjesë brenda saj. Janë përdorur mbi 50 mijë ton çelik për ndërtimin e saj, më shumë se sa u përdorën për origjinalin.

Kopja e Titanikut do të presë mbi 1500 vizitorë në ditë, ndërsa gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi, kryesisht për ata që janë të përfshirë në katastrofa ujore në gjithë botën.

Top Channel