Femrat gënjejnë më shumë se meshkujt

04/06/2015 00:00

Të gjithë ne kemi gënjyer të paktën njëherë në jetë, por studimet e fundit kanë treguar se një në tre veta thotë të paktën një gënjeshtër çdo ditë. Njerëzit thonë kryesisht “gënjeshtra të bardha”, që të duken të sjellshëm ose të mos i mërzisin të tjerët, duke i treguar një të vërtetë.

Nëse i ndajmë sipas gjinisë, atëherë femrat thonë më shumë gënjeshtra. Katër në pesë femra e kanë një gjë të përditshme gënjeshtren. Madje, disa prej tyre kanë deklaruar se ndodh të gënjejnë deri në 30 herë në ditë. Ndërkohë, dy në pesë meshkuj, thonë çdo ditë një gënjeshtër.  

Arsyeja kryesore se pse njerëzit gënjejnë, me 55%, është se duan të bëjnë “të ndihen mirë dikë tjetër”, ndërsa 33% kanë thënë se gënjejnë sepse “nuk duan të futen në telashe”. Njerëzit gjithashtu gënjejnë për punën, pagën ose peshën.

Në këtë studim ku janë përfshirë 2000 persona, rreth 80% e tyre gënjejnë pa menduar dy herë, në rast se janë të vetëdijshëm se gënjeshtra nuk do lëndojë personin përballë. 

Njerëzit më shumë gënjejnë në shtëpi, punë, intervista pune, rrjete sociale dhe kur shkruajnë një CV. Personat që gënjejmë më shumë janë miqtë, ndjekur nga kolegët e punës, partneri/ja dhe fëmijët.

Top Channel