Affleck, sërish pa bashkëshorten në publik

04/06/2015 00:00

Zërat për një ndarje të Ben Affleck me bashkëshorten e tij, Jennifer Garner përforcohen edhe më tepër, pasi 42-vjeçari është parë sërish në publik pa gruan.

Ben dhe Jennifer duket se po shkojnë drejt divorcit pas dhjetë vjetësh martesë. Aktori është parë me nënën e tij Christina dhe djalin 3-vjeçar Samuel duke ngrënë drekë, në Santa Monica.

Mediat rozë raportuan para një muaji se çifti ishte drejt ndarjes, ndërsa Jenner është duke ndjekur disa seanca me psikologë për të përballuar këtë situatë. Ajo kishte festuar ditëlindjen e 43-të më 17 prill, ndërsa Affleck nuk kishte qenë i pranishëm.

Ndërkohë, Ben është fotografuar pa unazën e martesës në Kanada javë më parë. Çifti kanë tre fëmijë bashkë, Violet 10 vjeç, Seraphina 6, dhe Samuel 3 vjeç.

Top Channel