Kylie Jenner ka nevojë për ndihmë

04/06/2015 00:00

Kylie Jenner ndoshta s’e ka ditur që me taka është e vështirë të ecësh në plazh, pasi nuk e kishte parashikuar që do t’i duhej ndihmë nga dikush tjetër për ta çuar në plazhin Malibu, ku i dashuri i saj Tyga, reperi tjetër Chris Brown dhe mikja e saj Pia Mia ishin duke xhiruar klipin e këngës “Do it again”.

Për fatin e mirë të 17-vjeçares, njëri nga pjesëtarët e produksionit, ishte në humor të mirë dhe e solli në pjesën ku po xhirohej klipi. Më vonë, Kylie hoqi takat, ndërsa mori një përqafim miqësor edhe nga Chris Brown.

Duke qenë se frynte erë, Jenner u desh të mbulohej pasi kishte ftohtë, njëjtë sikurse edhe 18-vjeçarja Pia Mia. Për ndryshim nga Chris Brown që ishte i tëri me të verdha, i dashuri i Jenner, Tyga kishte zgjedhur pantollona të bardha dhe një bluzë me shumë ngjyra.

Më vonë, Jenner ka kaluar pak kohë me miken Pia Mia, duke lënë të dashurin e saj Tyga dhe reperin Brown të vazhdonin bashkë në një drejtim tjetër.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel