Grida Duma shpalos programin, Basha: Ja pse nuk janë vetëm zgjedhje vendore

04/06/2015 00:00

Kandidatja e opozitës për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma prezantoi programin e saj të cilin zotohet të realizojë në katër vitet e ardhshme bashkinë e dytë më të madhe në vend, nëse merr votën më 21 Qershor.

Baza e programit të Dumas ishte në sinkron me platformën kombëtare të shprehur nga Partia Demokratike, ulje e taksave vendore me 30 përqind, fonde investimesh nga vetë bashkia për të ndihmuar të rinjtë sipërmarrës, që  e kanë të pamundur për të marrë kredi dhe punësimi.

Shpalosja e programit u përshendet nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se sondazhet e PD, tregojnë qartë Grida Duman fituese.

“Sondazhet tona tregojnë që Grida Duma është fituese në Durrës. Jo vetëm që është përpara, por distanca shtohet çdo ditë”- tha Basha.

Basha sqaroi përse opozita ka dalë me një platformë e premtime elektorale që nuk varen nga pushteti vendor.

“Mendon se janë zgjedhje vendore, por ne nuk mund të injorojmë problemet e shqiptarëve, të lënë kokëulur e me duar në xhepa bosh. Propozojmë dhe nuk do të tërhiqemi, për të ulur çmimin e energjisë me 25 për qind dhe për të falur kamatë-vonesat, do të ulim çmimin e karburantit dhe nuk do të presim edhe dy vjet të tjera. Ose do të dëgjojë zërin e arsyes popullore që i kemi dhënë formë me platformën tonë, që ka vetëm një qëllim… ose do të pranojnë këtë, ose përndryshe do të përballen me një betejë pakthim, që unë dhe PD do ta drejtojmë deri në fitore”- deklaroi Basha.

Top Channel