Korçë, aksident me pasojë vdekjen, humb jetën një kalimtar

05/06/2015 00:00

Një kalimtar është përplasur për vdekje nga një automjet gjatë orëve të mbrëmjes së të enjtes në qytetin e Korçës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se viktima është shtetasi me inicialet L.L. rreth 70 vjeç, banues në qytetin e Korçës. Ai është përplasur nga automjeti tip “Peugeot” me targa AA 485 FA, që drejtohej nga Kostandin Mitrollari, 35 vjeç. 

Policia ka shoqëruan në komisariat drejtuesin e mjetit, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel